SHBA mbështet Izraelin për tu mbrojtur nga kërcënimi

Bota

SHBA mbështet Izraelin për tu mbrojtur nga kërcënimi

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 22:54
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten nga kërcënimi, njoftoi Pentagoni pasi Izraeli kreu 12 sulme ndaj caqeve iraniane dhe siriane në Siri, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore siriane.

"Departamenti Amerikan i Shtetit nuk ka marrë pjesë në operacionin ushtarak. Izraeli është partneri ynë më i afërt i sigurisë në rajon dhe ne mbështesim plotësisht të drejtën natyrore të Izraelit për tu mbrojtur nga kërcënimi ndaj territorit të saj dhe popullit të saj", thuhet në njoftimin e Pentagonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat