Lojërat Olimpike Dimërore, Shefat e dy Koreve i japin dorën njëri-tjetrit

Bota

Lojërat Olimpike Dimërore, Shefat e dy Koreve i japin dorën njëri-tjetrit

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 15:51
zyrtaret e dy koreve

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe shefi formal i shtetit të Koresë së Veriut, Kim Yong-nam janë takuar dhe i kanë dhënë dorën njëri tjetrit para hapjes solemne të Lojërave Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut.
Kim, i cili zyrtarisht udhëheqë përfaqësinë diplomatike të Koresë së Veriut, është takuar me Moon, me rastin e  pritjes së krerëve të shteteve para fillimit të ceremonisë, thekson Agjencia e lajmeve koreanoveriore Yonhap.

Me rastin e pritjes nga Presidenti i Koresë së Veriut dhe bashkëshortja e tij, përfaqësuesit e dy shteteve rivale i kanë dhënë dorën njëri tjetrit duke buzëqeshur.

Kim Yo-jong, motra e liderit koreanoverior, Kim Jong-un, që është pjesë e delegacionit të Phenianit, edhe pse merr pjesë në ceremoninë e hapjes solemne të Lojërave Olimpike Dimërore, nuk ishte prezent me këtë rast.

Kim Yong-nam është zyrtari më i lartë koreanoverior i cili viziton Korenë e Jugut në historinë e saj, deri sa Yo-jong është anëtarja e parë e dinastisë qeverisëse të Veriut e cila ka shkelur në tokën e rivalit të madh, që nga fundi i luftës koreane.

Vizita treditore, siç është parashikuar, është kurora e përafrimit spektakolar të dy vendeve, pas tensineve të mëdha, për shkak të programit bërthamor të Koresë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat