Lojrat në Korenë e Jugut, Presidenti i Asamblesë së Veriut do jetë në Seul

Bota

Lojrat në Korenë e Jugut, Presidenti i Asamblesë së Veriut do jetë në Seul

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 10:35
Ilustrim

Kreu i Asamblesë Popullore në Korenë e Veriut, një post ceremonial i mbajtur nga Kim Yong nam, do të vizitojë qytetin koreno-jugor të Pyeongchang këtë javë, me rastin e lojërave olimpike dimërore.

Peniani konfirmoi pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimit të atij që do të bëhet zyrtari më i lartë koreno-verior që viziton ndonjëherë Korenë e Jugut.

Të dyja Koretë do të parakalojnë nën të njëjtin flamur në ceremoninë e hapjes se lojërave. Pavarësisht sinjalizimit për një zbutje të marrëdhënieve mes dy vendeve, ekspertet mendojnë se kjo do të ketë pak ndikim ne ambiciet bërthamore të veriut komunist. Kim Yong nam do të qëndrojë në vendin fqinj në një vizite 3 ditore, i shoqëruar nga një delegacion prej 22 pjesëtarësh.

Përgjatë karrierës së tij 90 vjeçari ka parë udhëheqjen e të tre liderëve të Koresë së Veriut. Në postin ceremonial të kreut të Asamblesë Popullore ai është zakonisht përgjegjës për përcjelljen e mesazheve të ngushëllimit ose ato përshëndetëse për liderët e huaj.

Kim Yong nam ka qenë president i Parlamentit pa asnjë fuqi, që prej 1998. Ndryshe nga kreu aktual Kim Yong un, ai ka udhëtuar jashtë vendit në vizita zyrtare. Në gusht të 2017-s udhëtoi drejt Iranit për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Hasan Rouhani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat