Steinmeier: Siria nuk është gati për kthimin masiv të refugjatëve

Bota

Steinmeier: Siria nuk është gati për kthimin masiv të refugjatëve

Më: 29 janar 2018 Në ora: 21:06
Frank-Walter Steinmeier

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier tha sot se është shumë herët për t’i kthyer refugjatët në Siri, duke theksuar se bashkësia ndërkombëtare duhet të vazhdojë të mbështesë vendet e Lindjes së Mesme që kanë marrë miliona refugjatë sirianë.

Steinmeier i cili po qëndron në Liban, ku u takua me presidentin e atij vendi, Mira Aun, tha se në pjesë të mëdha të Sirisë kushtet e jetës nuk janë adekuate për të siguruar kthimin e sigurt të refugjatëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat