Kurdët thërrasin Sirinë për ndihmë pas ofensivës turke

Bota

Kurdët thërrasin Sirinë për ndihmë pas ofensivës turke

Më: 26 janar 2018 Në ora: 00:19
Ilustrim

Autoritetet kurde në veri të Sirisë, në enklavën Afrin, kanë thirrur trupat siriane për të mbrojtur kufirin e këtij rajoni, pasi që ofensiva turke po vazhdon.

Ata kanë thënë se qëllimi i agresionit turk është për të marrë më shumë tokë siriane duke e okupuar Afrinin, shkruan BBC.

Forcat turke kanë nisur aksionin e tyre në veriperëndim të Sirisë të shtunën e shkuar.

Ankaraja luftëtarët kurdë në Afrin i ka cilësuar si terrorist, duke thënë se ata janë të lidhur me guerilët PKK kurdë që cilët operojnë edhe në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat