Trump anulon vizitën në Londër

Bota

Trump anulon vizitën në Londër

Më: 12 janar 2018 Në ora: 10:53
Ilustrim

Presidenti Donald Trump njoftoi anulimin e vizitës së tij në Londër, ku do të ishte i pranishëm në ceremoninë e përurimit të ambasadës së re amerikane duke drejtuar sërish kritika ndaj paraardhësit të tij Barack Obama.

“Arsyeja që po anuloj udhëtimin në Londër është pasi nuk jam një tifoz i madh i administratës Obama, i cili shiti për një grosh ambasadën që shtrihej në një zonë të mirëpozicionuar gjeografikisht dhe më e këndshmja në Londër për të ndërtuar një tjetër shumë më larg qendrës për 1,2 miliardë dollarë’’, shkruan Trump në një postim të vonë në Twitter.

“Një çështje e pakëndshme. Për më tepër donin që të prisja shiritin. Jo!”, shtoi ai.

Vizita e Trump, e parashikuar muajin e ardhshëm, kishte të ngjarë të nxiste protesta, theksoi media britanike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat