Ngjarjet kryesore të politikës botërore për vitin 2018

Bota

Ngjarjet kryesore të politikës botërore për vitin 2018

Më: 1 janar 2018 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Më poshtë vijojnë ngjarjet më të rëndësishme politike që pritet të ndodhin në arenën ndërkombëtare gjatë këtij viti:

JANAR

1 – SOFJE – Bullgaria merr presidencën e radhës të BE-së.

12-13 – REPUBLIKA ÇEKE – Zgjedhje presidenciale (raundi i dytë me 26 dhe 27).

23 – DAVOS (Zvicër) – Forumi ekonomik botëror (deri më 26).

28 – QIPRO – Zgjedhje presidenciale.

29 – SOÇI (Rusi) – Mbledhje e Kongresit të dialogut siriane me iniciativë të Rusisë, Turqisë dhe Iranit.

30 – UASHINGTON – Fjalim drejtuar kombit i Donald Trump para Kongresit.

SHKURT

17 – KOSOVË – 10-vjetori i pavarësisë së Kosovës dhe më 28, 20-vjetori i fillimit të luftës së Kosovës.

MARS

4 – ITALI – Zgjedhje legjislative.

18 – RUSI – Zgjedhje presidenciale.

PRILL

13 – LIMA – Samiti i Amerikave (deri më 14).

20 – SINGAPOR – Samiti i Shoqatave të Kombeve të Azisë së Juglindjes (ASEAN).

MAJ

17 – SOFJE – Samit BE-Ballkani Perëndimor.

31 – EGJIPT – Zgjedhje presidenciale.

QERSHOR

1-3 – SINGAPOR – Forumi mbi sigurinë në Azi, Dialogu Shangri-La, mes ministrave të Mbrojtjes dhe krerëve të ushtrisë amerikane dhe vendeve të Azi-Paqësorit.

8 – KANADA – Samiti i G7-ës.

KORRIK

1 –  BE – Fillon presidenca e Estonisë. Zhvillohen zgjedhje të përgjithshme në Meksikë. Kanadaja bëhet vendi i dytë në botë, pas Uruguait, që autorizon përdorimin krijues të kanabisit.

11 – BRUKSEL – Samiti i NATO-s.

GUSHT

17 – Mbushet një vit, nga dy atentatet në Katalonjë që shkaktuar vdekjen e 16 personave dhe më shumë se 120 të plagosur.

SHTATOR

GJENEVË

9 – 70-vjetori i krijimit të Republikës Popullore dhe Demokratike të Koresë së Veriut.

13 – 25-vjetori i nënshkrimit mes palestinezëve dhe izraelitëve të marrëveshjeve të Oslos

17 – 40-vjetori i nënshkrimit të marrëveshjeve të Camp David.

TETOR

7 – BRAZIL – Zgjedhje të përgjithshme.

17 – STOKHOLM/OSLO – Shpallen çmimet Nobel të Shëndetësisë, Fizikës, Kimisë, Letërsisë, Paqes dhe Ekonomisë.

NËNTOR

6 –SHBA – Zgjedhje të mesmandatit në Kongresin Amerikan.

11 – 100-vjetori i nënshkrimit të armisticit të 11 nëntorit 1918 mes Gjermanisë dhe Aleatëve.

DHJETOR

23 – Argjentinë – Samiti i G20-ës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat