Moldavi: I dërguari në Moskë tërhiqet për shkak të keqtrajtimit

Bota

Moldavi: I dërguari në Moskë tërhiqet për shkak të keqtrajtimit

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 17:52
Ambasada e Moldavisë në Moskë

Moldavia e ka tërhequr të dërguarin e saj në Moskë për konsultime, ka njoftuar sot Ministria e jashtme e Moldavisë.

“Për shkak të rritjes aktuale të rasteve të keqtrajtimit dhe frikësimit të zyrtarëve dhe politikanëve të Moldavisë nga autoritetet e Rusisë dhe mungesën e reagimit pas ankesave të përsëritura të autoriteteve të Moldavisë, Ministria e jashtme dhe e integrimit evropian ka vendosur ta tërheq ambasadorin, Andrei Neguta, për një periudhë të pacaktuar”, ka thënë ministria në deklaratën e saj.

Qeveria properëndimore e Moldavisë dhe Rusia këtë vit kanë qenë të përfshira në disa mospajtime.

Kryeministri i Moldavisë, Pavel Filip, dhe kryetari i parlamentit, Andrian Candu, e kanë ftuar ambasadorin rus në Kishinev në muajin mars, për të protestuar kundër asaj që ata thanë se ishte aksion abuzues nga një shërbim i paemëruar i inteligjencë së Rusisë kundër zyrtarëve të Moldavisë.

Në muajin maj, pesë diplomatë rusë janë shpallur persona të padëshiruar nga Moldavia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat