Stoltenberg: Të ulen tensionet në rajon

Bota

Stoltenberg: Të ulen tensionet në rajon

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 12:53
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Ballkanin Perëndimor që të bëjnë çmos për të ulur tensionet dhe për të shmangur retorikën ndezëse, si dhe të sigurojnë që në rajon të mos përsëriten konfliktet e armatosura.

Ai tha për Tanjug se përgjegjësia për gjendjen është te vendet e Ballkanit Perëndimor dhe NATO do të vazhdojë mbështetjen dhe bashkëpunimin.

“Përgjegjësia kryesore para së gjithash është në vendet në rajon, por NATO është këtu që të ndihmojë dhe të mbështesë, në mënyrë që të shmanget çfarëdo konflikti në rajon”, tha shefi i NATO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat