Coveney: Hong Kongu, shembulli për zgjidhjen e kufirit irlandez pas Brexit

Bota

Coveney: Hong Kongu, shembulli për zgjidhjen e kufirit irlandez pas Brexit

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 23:39
Ilustri

Ministri i Punëve të Jashtme të Irlandës, Simon Coveney u shpreh për të pasur si burim frymëzimi marrëveshjen që lidh Hong Kongun me Kinën, për zgjidhjen e problemit të krijuar nga situata e Irlandës së Veriut pas Brexit.

“Britania e Madhe duhet marrë përgjegjësinë e saj kundrejt Irlandës së Veriut dhe ne do të përpiqemi t’i ndihmojmë për të perceptuar këtë fakt në një mënyrë të pranueshme për të dy komunitetet”, deklaroi Simon Coveney gjatë një vizite në Belfast.

“Nuk është plotësisht i panjohur në fakt, ka vende të tjera në botë ku një shtet ka kompetenca komplekse në aspektin doganor dhe tregtar. Hong Kongu është një shembull”, vijoi ai.

Kufiri mes Irlandës, anëtare e Bashkimit Evropian dhe provincës britanike të Irlandës së Veriut, është një nga tre çështjet prioritare në negociatat e divorcit mes Britanisë së Madhe dhe BE, parashikuar në mars 2019. Dublin kërkon që kufiri të mbetet plotësisht i hapur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat