Stoltenberg: Raketat koreanoveriore mund të godasin territore të anëtareve të NATO-s

Bota

Stoltenberg: Raketat koreanoveriore mund të godasin territore të anëtareve të NATO-s

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 11:19
Jens Stoltenberg

Raketat balistike të Koresë Veriore mund të arrijnë në territoret e vendeve anëtare të NATO-s, thekson sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg në një intervistë për gazetën japoneze Jomiuri.

Edhe Evropa ndodhet nën rrezet e veprimit të raketave të Koresë Veriore. Shtetet e NATO-s tashmë janë në rrezik", thotë ai.

Stoltenberg shtoi se Aleanca në tërë historinë e saj i ka mbrojtur anëtaret e saja nga raketat balistike.

"NATO ka mundësi dhe vendosmëri të kryejë kundërsulm", tha Stoltenberg. Sipas tij, në qendrën për siguri kibernetike të NATO-s në Talin, do të dërgohen edhe ekspertët japonezë. Stoltenberg sot e fillon vizitën në Japoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat