Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur sot se edhe më tej mbështet qeverinë spanjolle në përpjekjet e saja për ruajtjen e një Spanje të fortë dhe të bashkuar.
“Katalonia është pjesë integrale e Spanjës dhe SHBA mbështet masat kushtetuese të qeverisë spanjolle, në mënyrë që të ruhet një Spanjë e fortë dhe e bashkuar”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert.