Guterres shpreson që marrëveshja bërthamore iraniane të qëndrojë

Bota

Guterres shpreson që marrëveshja bërthamore iraniane të qëndrojë

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 23:48
Antonio Guterres

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres shpreson që marrëveshja bërthamore e arritur në vitin 2015 mes fuqive të mëdha dhe Iranit, do t’i mbijetojë vendimit të Donald Trump që pretendon se Teherani nuk po i respekton angazhimet e tij.

“Një prej shpresave më të mëdha të sekretarit të përgjithshëm është se marrëveshja do të qëndrojë”, deklaroi zëdhënësi i Guterres, Stephane Dujarric gjatë një konference për shtyp.

“Ai e konsideron marrëveshjen si një arritje shumë të rëndësishme për të konsoliduar regjimin e mospërhapjes bërthamore dhe për të përparuar paqen dhe sigurinë në botë”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat