Kina nën sulm: Koreja e Veriut po përgatit 30 raketa për ta sulmuar

Bota

Kina nën sulm: Koreja e Veriut po përgatit 30 raketa për ta sulmuar

Nga: A.S. Më: 12 tetor 2017 Në ora: 14:06
Diktatori i Koresë Veriorë Kim Jong në të majtë, kurse në të djathtë presidenti i Kinës, Xi Jinping

Dyshohet se Koreja e Veriut është duke përgatitur të gjuajë 30 raketa në territorin e Kinës javën e ardhshme, pasi që aleati i saj kryesor është vënë në anën e SHBA-ve për të sanksionuar shtetin e Kim Jong-ut, raporton the Express.uk, përcjell “Bota sot”.

Mësohet se ushtria e Koresë ka transportuar 30 raketa Scud nga Hëangju, në jug të kryeqytetit Pyongyang, në vendin Nampo.

Besohet se Nampo mban një numër të objekteve për raketa, duke përfshirë një kantier detar ushtarak ku prodhohen raketat balistike.

Ekspertët kanë paralajmëruar se diktatori Kim Jong është duke u përgatitur për një shfaqje të madhe të hedhjes së raketave - ndërsa Partia Komuniste Kineze mban Kongresin e 19-të.

Kim Jong-Un mendohet të jetë i zemëruar me Kinën, pasi aleati i vetëm i Koresë së Veriut është bashkuar me Donald Trumpin për të goditur sanksionet në mbretërinë e vetmitarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat