Spanja: Do të ndërmarrim masat e nevojshme për të parandaluar pavarësinë

Bota

Spanja: Do të ndërmarrim masat e nevojshme për të parandaluar pavarësinë

Nga: A.S. Më: 9 tetor 2017 Në ora: 16:25
Policia spanjolle

Spanja ka paralajmëruar se do të ndërmarrë "masat e nevojshme" nëse udhëheqësi i Katalonjës shpall pavarësinë pas referendumit të paligjshëm, raporton Express.uk, përcjell Bota sot.

Udhëheqësi separatist i Katalonisë Carles Puigdemont u vu nën presion të madh për të braktisur planet për të shpallur pavarësinë pasi qindra mijëra unionistë dolën në rrugë për të protestuar kundër ndarjes.

Organizatorët e protestave paqësore këtë fundjavë kanë thënë se përfaqësojnë "shumicën e heshtur" dhe i kërkuan presidentit katalan që të mos zbatojë rezultatin e votimit.

Ndërsa, Spanja paralajmëroi se qeveria e saj mund të detyrohet të ndërmarrë veprime të drejtpërdrejta në qoftë se shpallet pavarësia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat