Franca: Në se Katalonia e shpall pavarësinë, ajo dëbohet nga BE-ja

Bota

Franca: Në se Katalonia e shpall pavarësinë, ajo dëbohet nga BE-ja

Nga: A.S. Më: 9 tetor 2017 Në ora: 14:28
Përkrahësit e pavarësisë i kanë bërë thirrje BE-së që të ndërhyjë në çështjen e referendumit në Kataloni

Qeveria franceze nuk do ta njohë pavarësinë e Katalonisë dhe një veprim i tillë, sipas Francës do të nënkuptonte edhe dëbimin e saj nga Bashkimi Evropian, raporton BBC përcjell “Bota sot”.

Ministri i Punëve të Brendshme Nathalie Loiseau tha se kriza pas referendumit të ndaluar të 1 tetorit duhet të zgjidhet përmes dialogut brenda Spanjës.

Ndërsa, presidenti katalonas Carles Puigdemont pritet të drejtojë parlamentin e rajonit të martën për të shpallur pavarësinë e Katalonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat