Uashingtoni i kërkon NATO-s 1000 trupa shtesë për në Afganistan

Bota

Uashingtoni i kërkon NATO-s 1000 trupa shtesë për në Afganistan

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 18:56
Ilustrim

SHBA-të u kërkuan aleatëve të saj të NATO-s dërgimin e rreth 1000 ushtarëve shtesë në Afganistan, theksoi sot ambasadorja amerikane e Aleancës, Kay Bailey Hutchison.

“Në kuadër të strategjisë së re, njoftuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, numri i përgjithshëm, parashikuar për të riforcuar trupat perëndimore në Afganistan është 3000 trupa amerikanë dhe rreth 1000 ushtarë aleatë”, deklaroi Bailey Hutchison.

Ambasadorja nënvizoi se kërkesa amerikane në NATO, misioni i të cilës “Resolute support” kontribuon në trajnimin e ushtrisë afgane, nuk ishte finalizuar ende.

“Objektivi ynë është të themi sa më shpejt, brenda dy javëve, se për çfarë kemi nevojë ekzaktësisht”, theksoi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat