Dëshmi se si Koreja Veriore e ka torturuar studentin amerikan

Bota

Dëshmi se si Koreja Veriore e ka torturuar studentin amerikan

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 09:48
Otto Warmbier

Prindërit e Otto Warmbier kanë treguar detaje të tmerrshme të gjendjes së tij kur ai arriti në shtëpi nga Koreja e Veriut.

Fred dhe Cindy Warmbier thanë se koreanoveriorët ishin “terroristë” të cilët kishin “torturuar sistematikisht” djalin e tyre.

Studenti amerikan ishte burgosur në Phenian në vitin 2016 dhe ishte dënuar me 15 vjet punë të rëndë fizike pasi ishte zënë duke provuar të vidhte në një hotel një “shenjë propagandistike”.

Ai u lirua në qershor të këtij viti, por pasi kishte qëndruar në gjendje kohe një kohë të gjatë ndërroi jetë.

Ndërsa Koreja e Veriut gjithmonë e kishte mohuar faktin se e kanë keqtrajtuar studentin.

Në intervistën e tyre të parë që nga vdekja e tij, prindërit e studentit thanë për “Fox News” se ata “mendonin se ishte koha për të treguar të vërtetën rreth vështirësive që kishte kaluar Otto”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat