Një ushtar francez mbeti i vrarë në Siri

Bota

Një ushtar francez mbeti i vrarë në Siri

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 13:44
ilustrim

Në deklaratën e bërë nga Pallati Elysee i Presidencës së Francës, bëhet e ditur se një kapter i Regjimentit të 13-të Parashutistëve me detyrë në rajonin Siri-Irak, humbi jetën në përleshjet e përjetuara sot.

Në deklaratë u theksua edhe dhimbja e madhe që ndjen Presidenti Emmanuel Macron nga vdekja e ushtarit francez.

Theksohet se Presidenti Macron, në luftën kundër terrorit ka besim të plotë tek ushtarët me detyrë në lindjen e Mesdheut dhe rajonet e Saharasë në Afrikë.

Në deklaratë nuk u bënë të ditura rrethanat se ku dhe si u vra ushtari francez i njësisë speciale të regjimentit të parashutistëve.  

Franca, që mori vendim ti bashkohet koalicionit të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 19 shtator 2014, për luftën kundër organizatës terroriste DAESH, kishte filluar operacionin ushtarak në Siri dhe Irak të quajtur “Shimal”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat