Marrëveshja bërthamore me Iranin, shmang shitjen e armëve bërthamore

Bota

Marrëveshja bërthamore me Iranin, shmang shitjen e armëve bërthamore

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 19:33
Jean-Yves Le Drian

Marrëveshja për programin bërthamor iranian, arritur në vitin 2015, është thelbësore për të shmangur një spirale të përhapjes së armëve bërthamore, konfirmoi sot kreu i diplomacisë franceze, Jean-Yves Le Drian.

“Është thelbësore mbajtja e marrëveshjes për të shmangur një spirale të përhapjes së armëve bërthamore dhe për të inkurajuar gjithashtu palët më të ashpra në Iran të fillojnë blerjen e armës bërthamore. Është e rëndësishme mbajtja e kësaj linje, Franca do të provojë të bindë presidentin amerikan, Donald Trump për rëndësinë e kësaj zgjidhjeje nëse do të mund të arrihet me punë pas vitit 2025”, deklaroi Le Drian për gazetarët në kuadër të Asamblesë së përgjithshme vjetore të OKB-së në Nju Jork.

Këto deklarata u bënë ndërkohë që presidenti amerikan duket gjithnjë e më shumë i prirur për braktisjen e kësaj marrëveshjeje të arritur me fuqive të mëdha dhe Iranit për të garantuar përdorimin civil nga ky vend të energjisë bërthamore, në këmbim të heqjes progresive të sanksioneve kundër Iranit.

“Ne do të kujdesemi për aplikimin shumë strikt të marrëveshjes,”, premtoi ministri francez.

“Duhet vigjilencë për zbatimin e saj, nuk ka veprime nga ana e Iranit që na bëjnë të mendojmë se marrëveshja nuk është zbatuar”, shtoi ai. “Në mungesë të mbajtjes së marrëveshjes bërthamore, kjo mund ta vështirësojë procesin e mospërhapjes së armëve bërthamore. Nëse një vend mund të ketë një akses tek armët bërthamore, fqinjët mund të ndjehen të inkurajuar të shkojnë në të njëjtin drejtim, pra marrëveshja me Iranin është thelbësore”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat