Mesazhi për botën nga myslimania e Mianmarit

Bota

Mesazhi për botën nga myslimania e Mianmarit

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 11:57
Begum Jaan

Begum Jaan 65 vjeç, vjen nga shteti Rakhine të Mianmarit e cila iku javën e fundit.

Jeta ime ka qenë një luftë e gjatë. Burri im vdiq 25 vjet më parë, dhe që atëherë unë kam qenë duke lypur në rrugët e fshatit tim për të mbijetuar. Të dy bijat e mia janë të martuara, prandaj nuk kisha asnjë që të më mbështeste, raportoi “Al Jazeera”.

Një natë u zgjova nën krismën e armëve dhe shpërthimeve, ishin kaq të zhurmshëm sa nuk mund ta përballoja. Unë nuk kam qenë në gjendje të fle pasi që unë ende i dëgjoj ato zhurma në kokën time.

Të gjithë po iknin, kështu që mora vendimin të iki me ta. M’u deshën dy ditë për të arritur në Bangladesh, kam pasur një udhëtim të vështirë pasi nuk mund të eci pa një shkop. Gjatë ecjes nuk më ka shoqëruar askush edhe pse ka pasur shumë njerëz që shkonin në Bangladesh. Unë kisha dëgjuar se ushtria e Mianmarit kishte anije që patrullonin lumin, prandaj isha shumë e frikësuar kur kalova me anije.

Edhe pse jam tani në Bangladesh, ende jam e frikësuar se do të vijë ushtria e Mianmarit. Por unë jam më e lumtur tani, pasi nuk mund të dëgjoj zhurmat e armëve dhe shpërthimet e bombave.

Ndjejë sikur bota e jashtme është duke na mbështetur shumë dhe kjo më bën të ndihem mirë. Dua që të gjithë të dëgjojnë historinë tonë, dua që e gjithë bota të dëgjojë dhimbjet tona. Ne nuk kemi të ardhme; jeta jonë është e pashpresë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat