200 emigrantë kapen në Detin e Zi

Bota

200 emigrantë kapen në Detin e Zi

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 21:46
ilustrim

Rojat bregdetare rumune kapën në Detin e Zi dy anije që transportonin më shumë se 200 emigrantë, ndërkohë që njëra anije u shoqërua deri në portin rumun të Mangalias dhe tjetra u mor në ngarkim nga autoritetet turke, njoftoi policia.

Anija e peshkimit që u ndalua nga roja bregdetare rumune u pa sot në mëngjes 1000 milje detare nga kufiri rumuno-bullgar dhe bregdeti bullgar.

“Në bord ndodheshin 97 persona, 40 burra, 21 gra dhe 36 fëmijë. Ata deklaruan se ishin shtetas iranianë dhe irakianë”, theksoi policia.

Kjo është anija e katërt me emigrantë që është kapur nga autoritetet rumune në Detin e Zi që prej mesit të muajit gusht.

“Autoritetet kanë nisur një hetim për këtë çështje për të zbuluar origjinën e anijes”, theksoi zëdhënësja e rojes bregdetare të Konstancës (juglindje), Jonela Pasat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat