Pekini kritikon Phenianin për testin bërthamor

Bota

Pekini kritikon Phenianin për testin bërthamor

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 16:17
Geng Shuang

“Pekini paraqiti protestat e tij të forta pranë personit përgjegjës në ambasadën e Koresë së Veriut në Kinë”, u deklaroi gazetarëve Geng Shuang, zëdhënës i diplomacisë kineze.

“Kina i kundërvihet zhvillimit nga Koreja e Veriut të programit të saj bërthamor dhe balistik dhe ne jemi të angazhuar në denuklearizimin e gadishullit. Ky pozicion njihet shumë mirë nga Koreja e Veriut”, shtoi ai.

Koreja e Veriut njoftoi të dielën se ka testuar me sukses një bombë me hidrogjen, duke shkaktuar dënime nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat