Britania thërret në bisedë ambasadorin e Koresë Veriore

Bota

Britania thërret në bisedë ambasadorin e Koresë Veriore

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 19:48
Flamuri britanik

Britania ka njoftuar se ka thirrur në bisedë ambasadorin e Koresë së Veriut, për të dënuar lansimin e raketës balistike mbi Japoni, më herët gjatë kësaj jave.

Më herët gjatë ditës, kryeministrja britanike, Theresa May dhe homologu i saj japonez janë pajtuar që të punojnë së bashku, për tu përballur me kërcënimin që paraqet Koreja e Veriut.

“E kemi thirrur në bisedë ambasadorin e Koresë së Veriut në Ministrinë e Jashmte dhe e kemi bërë të qartë se sa fuqishëm Britania e dënon lansmin e raketave me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi mbi Japoni”, ka thënë përmes një deklarate,ministri britanik për Azi dhe Paqësor, Mark Field.

“Veprimet e pamatura të Koresë së Veriut, shkelin një varg rezolutash të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe kërcënojnë sigurinë botërore… I bëj thirrje regjimit, që t’i jap fund përpjekjeve për raketa bërthamore dhe balistike dhe t’i kthehet dialogut me komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë Field.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat