OKB e shqetësuar për dhunën në rajonin Choco të Kolumbisë

Bota

OKB e shqetësuar për dhunën në rajonin Choco të Kolumbisë

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 12:33
OKB

Kombet e Bashkuara janë të shqetësuar për fëmijët në njësinë administrative kolumbiane Choco, e cila është kthyer në arenë të përplasjes mes grupeve të armatosura lokale, raporton Anadolu Agency (AA). 

Misioni i OKB-së në Kolumbi përmes një deklarate tregon për situatën e vështirë të popullsisë, veçanërisht fëmijët në pjesët periferike të Choco, që janë në zonën e konfliktit të grupeve të armatosura. 

Gjithashtu theksohet se banorët që jetojnë pranë lumit Sucio dhe rajonet Nuqui, Alto Baudo dhe Medio San Juan janë duke u ballafaquar me migrim të detyruar dhe me rrezik nga uria. 

"Thellësisht jemi të shqetësuar për fëmijët të përfshirë në dhunë, prandaj insistojmë që fëmijët dhe adoleshentët të mbahen larg nga çfarëdo lloji i konfliktit dhe dhunës", thuhet në deklaratë. 

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se nëntë familje anëtarë të komunitetit Juin Duur u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, kurse një person është vrarë. 

Në deklaratën e OKB-së nuk sqarohet se cilat grupe janë përfshirë në konflikte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat