Vatikani dhe Rusia diskutojnë për konfliktin në Lindjen e Mesme

Bota

Vatikani dhe Rusia diskutojnë për konfliktin në Lindjen e Mesme

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 08:37
Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin, do të takohet sot me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për të diskutuar parandalimin e katastrofave njerëzore dhe për mbrojtjen e të krishterëve në konfliktin në zonat e Lindjes së Mesme, ka thënë ministria e Jashtme e Rusisë.

Kardinali, Pietro Parolin, ka arritur në Moskë një ditë më herët për në vizitë zytare dhe pritet ta takojë edhe presidentin rus, Vladimir Putin.

Gjatë takimit të tij me ministrin Lavrov, pritet të diskutohet rreth konfliktit në Siri, Libi dhe vende të tjera, si dhe për “nevojën e zgjidhjes së krizës në mënyrë paqësore, për të parandaluar katastrofat njerëzore, për të mbrojtur të krishterët që jetojnë në këto zona dhe të luftojnë terroristët”, ka thënë ndër të tjera ministria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat