Udhëheqësja e partisë së djathtë të Australisë Pauline Hanson, është paraqitur në senat me një mbulim total të fytyrës, duke vënë burkën.
Gjesti i Hanson paraqiste pikëpamjen e partisë së saj për të ndaluar burkën në Australi.
Prokurori i Përgjithshëm George Brandis, njëherësh ministër i Qeverisë, dënoi marshimin e zonjës Hanson, derisa e paralajmëroi që të mos shkaktonte fyerje ndaj grupeve fetare.
Brandis mori duartrokitje nga partitë opozitare.
“Jo senatore Hanson, ne nuk do ta ndalojmë burkën”, tha ai.