Del Ponte: Në Siri janë kryer krime më të rënda se në ish-Jugosllavi

Bota

Del Ponte: Në Siri janë kryer krime më të rënda se në ish-Jugosllavi

Më: 6 gusht 2017 Në ora: 19:57
Carla del Ponte

E pakënaqur me rezultatet e punës së Komisionit hetimor të OKB-së në Siri, anëtarja e këtij komisioni ish kryeprokurorja Carla del Ponte njoftoi sot për dorëheqjen e saj, duke thënë se në Siri janë kryer krime më të rënda së në ish-Jugosllavi apo Ruandë.

Ajo për gazetën zvicerane "Blick", ka thënë se do ta lë këtë detyre dhe se e ka shkruar dorëheqjen dhe do ta dërgojë nesër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat