Carla Del Ponte jep dorëheqje nga pozita e hetueses speciale të OKB-së për Siri

Bota

Carla Del Ponte jep dorëheqje nga pozita e hetueses speciale të OKB-së për Siri

Më: 6 gusht 2017 Në ora: 16:42
Carla Del Ponte

Carla Del Ponte, anëtare e Komisionit Ndërkombëtar të Pavarur të Hetimeve të emëruar nga Kombet e Bashkuara për Sirinë  ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Në letrën ku ajo e ka bërë të njohur dorëheqjen ka shkruar se do të marrë pjesë vetëm edhe në mbledhjen e fundit që do të mbahet në shtator.

Arsyeja për dorëheqjen ka qenë se sipas saj, “shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk duan drejtësi”.

Për këtë arsye, ajo nuk mund të jetë më pjesëtare e këtij komisioni, i cili, thjesht, nuk bën asgjë ka thënë del Ponte.

Ajo ka shtuar gjithashtu se, krime kaq të tmerrshme si në Siri nuk kanë ndodhur as në Ruanda dhe as në ish Jugosllavi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat