Emiratet Arabe mohojnë hakimin e agjencisë së lajmeve të Katarit

Bota

Emiratet Arabe mohojnë hakimin e agjencisë së lajmeve të Katarit

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 13:34
Emiratet Arabe

Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë mohuar se ndodhen prapa hakimit të supozuar të agjencisë shtetërore të lajmve të Katarit në maj.

The Washington Post citoi zyrtarët e inteligjencës së SHBA-ve, duke thënë që UAE e kishte orkestruar postimin e thënieve përçarëse të atribuara ndaj emirit të Katarit, i cili kishte insistuar që kishin qenë të fabrikuara.

Incdienti bëri që të fillojë një përçarje diplomatike mes Katarit dhe fqinjëve të vet.

Ministri i Shtetit për Punë të Jashtme i Emirateve, Anwar Gargash, tha për BBC të hënën se raportet e The Washington Post ishin të pavërteta.

Ai po ashtu ritheksoi që Emiratet e Bashkuara dhe pesë kombet tjera arabe nuk i kishin shkruar FIFA-s për t’i kërkuar heqjen e së drejtës së Katarit për ta mbajtur Kampionatin Botëror më 2022.

Shtypi zviceran The Local tha që një lajm i rrejshëm që citonte presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, ishte postuar në një ueb-faqje kopje këtë të shtune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat