Dalin pamjet e rrahjes për vdekje të studentit amerikan në Greqi

Bota

Dalin pamjet e rrahjes për vdekje të studentit amerikan në Greqi

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 16:57
Bakari Henderson

Në mediat greke ka dalë videoja nga momenti kur një student amerikane rrihet barbarisht për vdekje në Greqi. Goditja me shkelje dhe grushte në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit i shkaktuan vdekjen studentin Bakari Henderson.

“Prototema” shkruan se pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë në një dyqan në Laganas.

Siç shihet, Bakari i pafat ishte duke ecur për të shpëtuar nga ndjekësit e tij, por një goditje e fortë anash, e hedh atë mbrapa dhe menjëherë përfundon në tokë. Më pas, atë e godasin me shkelma në fytyrë.

Në një moment, 22 vjeçarit i shpërthen gjaku nga fytyra. Disa persona janë arrestuar për ngjarjen.

Ngjarja ka ndodhur në ishullin grek Zakinthos,  në një bar në zonën Lagana, që është dhe zona më turistike e ishullit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat