SHBA nuk mund të konfirmojë pohimet për vrasjen e Baghdadit

Bota

SHBA nuk mund të konfirmojë pohimet për vrasjen e Baghdadit

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 16:28
Ilustrim

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha sot se SHBA tash për tash nuk mund të konfirmojë pohimet se lideri i Shtetit Islam Abu Bakr al-Bahgdad është vrarë.

“Të gjitha pohimet e këtij lloji i marrim me rezervë të madhe”, ka thënë për Fox News Sebastian Gorka, zëvendës ndihmës i presidentit amerikan Donald Trump.

Gorka tha se SHBA-të do të konfirmojnë nëse kjo është e vërtetë në bazë të informatave që kanë në posedim dhe më pas do të dalin me kumtesë, transmeton Reuters.

Ekstremistët e Shtetit Islam njoftuan sot se lideri i organizatës Al-Baghdadi është vrarë, njoftoi televizioni  Al Sumaria, duke iu referuar një burimi të paemëruar në provincën irakiane Niniva. 

Sipas pohimeve të këtij burimi, pjesëtarët e ISIS-it kanë dalë me një kumtesë të shkurtër përmes së cilës kanë bërë të ditur se lideri i tyre Abu Bakr al-Baghdadi ka vdekur dhe se kanë përmendur “kalifin e ri”, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, transmeton TASS. 

Disa media iraniane më herët publikuan fotografitë, të cilat konfirmojnë vdekjen e Baghdadit.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi kah mesi i qershorit, duke iu referuar informacioneve preliminare, se lideri i ISIS-it dhe 300 ekstremistë janë vrarë gjatë sulmeve ajrore ruse në Siri kah fundi i majit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat