NATO ngriti flamurin e gabuar të Malit të Zi

Bota

NATO ngriti flamurin e gabuar të Malit të Zi

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 15:12
Ilustrim

NATO ka paralajmëruar se do të zëvendësojë flamurin e gabuar të Malit të Zi të ngritur para selisë së Aleancës në Bruksel me rastin e anëtarësimit të këtij shteti në këtë organizatë.

“Ishte ky gabim me flamurin, për shkak të të cilit shprehim keqardhje. Po e përmirësojmë gabimin, duke e ndërruar flamurin, i cili nuk ishte në tërësi sipas specifikave”, tha zëvendës zëdhënësi i NATO-s Pjer Kazalet.

Përveç selisë së NATO-së në Bruksel, flamuri i Malit të Zi është ngritur edhe para komandës së NATO-s në qytetin belg Mons dhe shtabit të përgjithshëm për transformim në Norfolk në SHBA.

Sipas "Dan", në variantin e simbolit malazez, krahut të shqiponjës, e cila ndodhet në flamurin e ngritur në ceremoninë e NATO-s ndodhen 14 flatra, derisa në simbolin zyrtar janë 13.  Po ashtu vetë simboli ka ngjyrën e verdhë të mbylltë të forcuar me teksturë të zezë, ashtu që është vështirë të flitet për shqiponjën e artë ashtu sikurse është definuar me Kushtetutën e Malit të Zi.

Flamuri i gabuar i Malit të Zi është ngritur para syve të zyrtarëve të lartë të shtetit malazez, presidentit Filip Vujanoviq, shefi të diplomacisë Srxhan Darmanoviq, ministrit të mbrojtjes Predrag Boshkoviq, ish-kryeministrit Millo Gjukanoviq dhe të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat