SHBA: Sulmet në Siri ishin legale

Bota

SHBA: Sulmet në Siri ishin legale

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 19:24
Siri

Hetimi i ushtrisë amerikane për sulmet ajrore në afërsi të Alepos në Siri, të cilat u dënuan nga grupe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, erdhi deri te konkludimi se ai ishte sulm legal dhe i drejtë ndaj pjesëtarëve të Al Kaidës, të cilët në atë moment ishin në takim, dhe në të cilin jetën e humbi një civil, deklaroi një zyrtar ushtarak.

Observatoriumi sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër njoftoi, se megjithatë në atë sulm të kryer më 16 mars në fshatin Al-Xhin, në Siri, kanë humbur jetën të paktën 22 persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat