Zyrtarët: Nga stuhia në rajonin e Moskës – 16 vetë e kanë humbur jetën

Bota

Zyrtarët: Nga stuhia në rajonin e Moskës – 16 vetë e kanë humbur jetën

Më: 30 maj 2017 Në ora: 09:44
Nga stuhia në Moskë janë rrëzuar edhe semaforët

(E plotësuar) - Autoritetet e Rusisë thonë se numri i personave që kanë humbur jeetën nga një stuhi e dhunshme në rajonin e Moskës, ka arritur në 16 vetë.

Zëdhënësja e Komitetit Hetues të Rusisë, Svetlana Petrenko, tha sot se në Moskë gjatë stuhisë së djeshme janë vrarë 11 vetë, ndërsa guvernatori i rajonit të Moskës, Andrei Vorobyov, tha se pesë persona të tjerë, përfshirë edhe një fëmijë, e kanë humbur jetën në rajon.

Stuhia e djeshme i ka shkatërruar drunjtë dhe përçuesit elektrikë, ndërsa banorët kanë kërkuar strehim të sigurt.

Nga kjo stuhi, 168 vetë, përfshirë, 22 fëmijë, kanë kërkuar ndihmë në spital.

Moska përfshihet nga erërat e forta, 11 të vdekur

Të paktën 11 persona kanë vdekur kur një stuhi e fuqishme goditi kryeqytetin rus Moskë, thonë zyrtarët e shëndetësisë.

Qindra pemë u rrëzuan nga stuhia, dhe më shumë se 50 njerëz kërkonin ndihmë mjekësore.

Raportet thonë se kabllot elektrike u dëmtuan pasi Moska u përfshi nga erërat e forta, breshër dhe rrebeshet e shit.

Erërat e deri në 110 km / h (70 mph) u përshkruan nga meteorologët si jashtëzakonisht të rralla për qytetin dhe shkaktuan dëmtime strukturore në ndërtesa.

Edhepse numri i të vdekurve 11 është konfirmuar - dhe disa zyrtarë japin një shifër më të ulët, derisa kjo konsiderohet se ishte stuhia më vdekjeprurëse në qytet për më shumë se 100 vjet, përcjell BBC.

Komiteti hetimor i qytetit tha se "erërat e stuhive" kishin shkaktuar që pemët të binin në pjesë të ndryshme të qytetit, duke vrarë pesë këmbësorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat