G-7: Pajtueshmëri të shumta, por mospajtim me Trumpin për klimën

Bota

G-7: Pajtueshmëri të shumta, por mospajtim me Trumpin për klimën

Më: 27 maj 2017 Në ora: 16:10
G7 logo

Në samitin e grupit G-7 në Sicili të Italisë, liderët e shtatë vendeve të industrializuara kanë shprehur përkushtim për të bërë më tepër në luftën kundër terrorit dhe thanë se për një numër të çështjeve të politikës së jashtme ka pajtueshmëri të gjërë, përfshirë Sirinë dhe Korenë Veriore.

Po ashtu, janë zvogëluar dallimet për tregti, por ka pasur dështim në zgjidhjen e mospajtimeve me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Doanld Trump, për ndryshimet klimatike.

Në deklaratën e përbashkët të nënshkruar nga liderët e grupit G-7, është bërë thirrje për kompanitë e Internetit dhe mediat sociale që në “mënyrë substanciale t’i rrisin përpjekjet e tyre për shqyrtimin e përmbajtjes terroriste”.

Liderët, po ashtu, kanë shprehur përkushtim për përpjekje të përbashkëta për t’i gjetur dhe ndjekur ligjërisht luftëtarët e jashtëm në hapësirat e konflikteve, siç është Siria.

Liderët kanë shprehur solidaritet me Britaninë pas sulmit më 22 maj në qytetin Mançester, nga i cili janë vrarë 22 vetë, përshfirë shumë fëmijë.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Anëtarë të grupit G-7 janë Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat