NATO s’do të marrë pjesë në luftime edhe pse do t’i bashkohet koalicionit anti-ISIS

Bota

NATO s’do të marrë pjesë në luftime edhe pse do t’i bashkohet koalicionit anti-ISIS

Më: 25 maj 2017 Në ora: 09:51
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se vendet anëtare të aleancës do të pajtohen sot për pjesëmarrjen e NATO-s në koalicionin ndërkombëtar kundër grupit militant Shteti Islamik (IS).

"Kjo do të dërgojë mesazh të fuqishëm politik për angazhimin e NATO-s në luftën kundër terrorizmit", tha Stoltenberg përpara një takimi të liderëve të aleancës, sot në Bruksel.

Ai tha se marrëveshja nuk do të përfshijë plane të aleancës për t'u përfshirë në operacione luftarake.

Vendet anëtare të NATO-s tashmë janë të angazhuara individualisht në koalicionin që lufton Shtetin Islamik në Irak dhe Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat