Aeroplanët e Kinës e interceptuan aeroplanin amerikan

Bota

Aeroplanët e Kinës e interceptuan aeroplanin amerikan

Më: 19 maj 2017 Në ora: 08:43
Aeroplani i tipit Sukhoi Su-30

Ushtria amerikane ka njoftuar se dy aeroplanë luftarakë kinezë të tipit, Sukhoi Su-30, e kanë interceptuar një aeroplan të Shteteve të Bashkuara për detektim të radiacionit, mbi Detin Lindor Kinez.

Ekuipazhi i aeroplanit amerikan, të tipit WC-135, e ka karakterizuar lëvizjen si “profesionale”, ka thënë mbëmë zëdhënësja e Forcës Ajrore Amerikane, Lori Hodge.

Kjo çështje po shqyrtohet me Kinën nëpërmjet “kanaleve përkatëse diplomatike dhe ushtarake”, ka thënë kolonelja Hodge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat