Tillerson: SHBA nuk përjashton një dialog të drejtpërdrejtë me Korenë e Veriut

Bota

Tillerson: SHBA nuk përjashton një dialog të drejtpërdrejtë me Korenë e Veriut

Më: 28 prill 2017 Në ora: 16:01
Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson

SHBA nuk përjashton një dialog të drejtpërdrejtë me regjimin koreano-verior për programin bërthamor të Phenianit, deklaroi sekretari i Shtetit, Rex Tillerson në një intervistë për radion publike amerikane NPR.

“Në mënyrë të qartë, kjo do të ishte mënyra e dëshiruar për zgjidhjen e kësaj çështje”, tha ai, i pyetur në lidhje me negociata të mundshme të drejtpërdrejta me regjimin koreano-verior.

Por regjimi i Phenianit duhet të jetë i gatshëm për të diskutuar denuklearizimin e gadishullit korean dhe jo vetëm një ngrirje të programit të tij bërthamor, pohoi ai gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kishte në fokus Korenë e Veriut.

“Qëllimi ynë është i njëjtë me atë të Kinës, ky është denuklearizimi i gadishullit korean. Është koha që Koreja e Veriut të eliminojë  gjithashtu potencialin e saj bërthamore”, tha Tillerson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat