Koreja e Veriut arreston edhe një qytetar tjetër amerikan

Bota

Koreja e Veriut arreston edhe një qytetar tjetër amerikan

Më: 23 prill 2017 Në ora: 12:31
Diktatori korean

Koreja e Veriut e ka ndaluar një qytetar amerikan të premten, njofton agjencia e lajmeve e Koresë Jugore, Yonhap, duke e çuar në tre numrin e përgjithshëm të amerikanëve të ndaluar nga vendi i izoluar.

I arrestuari, një amerikano-korean në të 50-tat e tij, i identifikuar vetëm sipas mbiemrit Kim, po e vizitonte Korenë Veriore për një muaj për të diskutuar rreth aktiviteteve të ndihmës sociale, shkruan sot Yonhap.

Ai u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Pyongyang duke dalë nga vendi.

Tensionet mes SHBA-së dhe Koresë Veriore janë rritur tej mase, me këtë të fundit që po vazhdon me testimin e raketave balistike dhe SHBA-në që ka thënë se durimi është sosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat