Nëna e gjithë bombave ka vrarë trefish më shumë ushtarë të ISIS-it nga çfarë ishte pretenduar

Bota

Nëna e gjithë bombave ka vrarë trefish më shumë ushtarë të ISIS-it nga çfarë ishte pretenduar

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 15 prill 2017 Në ora: 13:08
Bomba duke shpërthyer, ilustrim

Nga hedhja e bombës më të madhe jo-bërthamore të forcave amerikane në Afganistan, janë vrarë më shumë ushtarë të ISIS sesa ishte menduar më parë. Bomba ka vrarë 92 ushtarë të ISIS, tha guvernatori i rajonit Achin, ku u gjuajt bomba. Pra shifra është trefish më e madhe nga çfarë ishte paralajmëruar më parë: 36.

Mendohet se nuk ka civilë të vrarë

Edhe pse ushtarët e ISIS ishin fshehur afër shtëpive të civilëve, autoritetet theksojnë se nuk ka civilë mes të vrarëve.  Schinvari siguroi të shtunën se nuk ka civilë të vrarë nga bomba MOAB. Sipas të dhënëve të qeverisë afgane mijëra civilë janë larguar nga ajo pjesë javën e kaluar, shkruan “FAZ”.

Ushtria amerikane gjuajti të enjten bombën më të madhe jo-bërthamore e quajtur ndryshe GBU-43/B Massive Ordnance Air Blast (MOAB). Pentagoni ndërkohë ka publikuar edhe pamje nga shpërthimi i saj.

Shpërthimi kishte pasur për qëllim një shpellë komplekse të ISIS./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat