Trump dhe Xi bisedojnë për Korenë Veriore

Bota

Trump dhe Xi bisedojnë për Korenë Veriore

Më: 12 prill 2017 Në ora: 16:42
Donald Trump dhe Xi Jinping, gjatë takimit të tyre më 7 prill në Florida

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka biseduar në telefon me homologun kinez, Xi Jinping për “kërcënimin” që paraqet Koreja Veriore.

Trump ka shkruar në Twitter se “kam pasur një bisedë të mirë me presidentin e Kinës, lidhur me shqetësimin për kërcënimin e Koresë Veriroe”.

Biseda Trump-Xi, vjen pas komenteve të bëra nga presidenti amerikan se Uashingtoni “do ta zgjidhë problemin vetëm”, nëse Pekini nuk bën më shumë në frenimin e programit bërthamor të Phenianit.

Kina është e gatshme të punojë me Shtetet e bashkuara për t’i dhënë fund programit të armëve bërthamore të Koresë Verirore, por dëshiron që për këtë gjë të ketë një zgjidhje paqësore, citohet të ketë thënë presidenti i Kinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat