Takimi i G7 - Pasiguri në Luka

Bota

Takimi i G7 - Pasiguri në Luka

Më: 11 prill 2017 Në ora: 08:39
Samiti

Përpara takimit ministri i Jashtëm i SHBA-së, bashkë me të ngarkuarën e BE-së për Politikën e Jashtme Federica Mogherini, vizituan monumentin përkujtimor për masakrën e kryer nga njësitë SS në Luftën e Dytë Botërore në fshatin pranë Lukës, Santa' Anna di Stazemma. Një krim, që nuk është shpaguar kurrë. Atje Tillerson premtoi, që SHBA do të jetë ajo që "di t'u japë përgjigje, atyre që u bëjnë dëm të pafajshmëve", kudo qoftë në botë. Një aludim ky ndaj Sirisë.

Por si duhen kuptuar këto fjalë dhe të tjera deklarata të ministrit të Jashtëm të SHBA-së të para nën dritën e deklaratave të mëparshme të presidentit Donald Trump kundër një roli të SHBA-së si polic botërorë Apo mos vallë si goditja e Trumpit me raketë ndaj bazës ajrore siriane javën e kaluar ashtu edhe retorika e re e Tillersonit janë aksione të mëvetsishme të pakoordinuara, të cilët nuk bazohen në një plan të përgjithshëmë

Ministri i Jashtëm i Italisë, Angelino Alfano, e vlerëson pozitivisht kthimin e SHBA-dë në bashkësinë e partnereve të NATO-s dhe gjetjen e një harmonie të re.

Gjermania e kujdeshme - Britania e Madhe e ashpër

Duhet të parandalohet detyrimisht një përshkallëzim i mëtejshëm në Siri, apelon qysh nga fundjava ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel. Ai do një impuls të ri politik për një zgjidhje paqësore dhe duket se i var shpresat tek fakti, që Rusia - e tronditur prej goditjes ushtarake të SHBA-së - ndërkohë është më e gatshme për bisedime nga sa ishte një javë më parë. Gabriel thekson, se "duhet të shfrytëzohet shansi, për të vënë në lëvizje një proces të përbashkët politik". Por ai e la të hapur, se si mendon ta arrijë këtë.

Shumë më i ashpër ishte toni i ministrit të Jashtëm britanik Boris Johnson: Assad, sipas tij, është "helmues",  dhe mbështetja e diktatorit sirian helmon imazhin e Rusisë. Moska, sipas tij, ka zgjedhjen ose të qendrojë në anën e Asadit, ose të bashkëpunojë me pjesën tjetër të botës për gjetjen e një zgjidhjeje për Sirinë. Johnson e anulloi udhëtimin e tij për në Moskë dhe propozon tani sanksione, për ta rritur presionin ndaj presidentit Putin.

Qeveria aktuale franceze do të ishte e gatshme për sanksione, por më 7 maj në Francë ka zgjedhje dhe pozicioni i mundshëm i një qeverie pasuese është i hapur. Fjalë mjaft të ashpra ka përdorur edhe ministri i Jashtëm francez Jean Marc Ayrault në adresë të qeverisë së Assadit. Në përgjithësi duket se ndër partnerët e G7 do të dominojë mendimi, që në Siri nuk mund të ketë të ardhme me Assadin. Një parim ky, që dështoi prej kalkulimeve ruse për pushtet.

Frika nga përshkallëzimi

Ajo që i bashkon përfaqësuesit europian është kundërshtimi i tyre ndaj një përshkallëzimi ushtarak në Siri. Nuk pritet që ata ta mbështesin një ndërhyrje të mëtejshme ushtarake të SHBA-së. Njëkohësisht ata i trëmben shkallëzimit të paqëllimshëm të situatës, në rast se trupat amerikane, ruse dhe ato iraniane përplasen mes tyre.

Në një sfond rë tillë për ta vënë sërish në lëvizje procesin politk për Sirinë italinët për të martën (11.04) kanë ftuar spontanisht në bisedime ministrat e jashtëm të vendeve nga rajoni: Arabia Saudite, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe Turqia. Bashkë me ta G7 sërish do të përpiqen që të gjejë një rrugë për ta bindur Moskën, se është mjaft i lartë ëmimi nëse ajo vazhdon ta mbështesë regjimin e Assadit.

Rex Tillerso pas bisedimeve në Luka do të shkojë në Moskë, për t'i sqaruar direkt qeverisë ruse, se cili është qendrimi i Uashingtonit lidhur me Sirinë./Deutche Welle

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat