Britania e fajëson Rusinë për vrasjet e civilëve në Siri

Bota

Britania e fajëson Rusinë për vrasjet e civilëve në Siri

Më: 9 prill 2017 Në ora: 10:14
Sekretari britanik i mbrojtjes Michael Fallon

Sekretari i mbrojtjes i Britanisë, Michael Fallon, e ka fajësuar Rusinë për “secilën vdekje të civilëve” në sulmin “barbar” kimik në një qytet në Siri, para disa ditëve, nga i cili janë vrarë dhjetëra meshkuj, femra dhe fëmijë.

Në shkrimin e tij në Sunday Times të Londrës, Fallon ka theksuar se Kremlini është përgjegjës meqë është “mbështetësi kryesor” i regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Ky konstatim i sekertarit britanik të mbrojtjes, Michael Fallon, u bë pasi dje sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson, tha se e ka anuluar vizitën e tij në Moskë, të paraparë për nesër, për shkak të zhvillimeve në Siri, ku një sulm i dyshuar me armatim kimik, i ka nxitur Shtetet e Bashkuara që të lansojnë sulme raketore kundër një baze ajrore në Siri.

“Zhvillimet në Siri e kanë ndryshuar situatën në mënyrë fundamentale”, thuhet në deklaratën e djeshme të zotit Johnson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat