Harta e aleancave botërore të rreshtuara me SHBA-në kundër Rusisë për luftë botërore në Siri

Bota

Harta e aleancave botërore të rreshtuara me SHBA-në kundër Rusisë për luftë botërore në Siri

Më: 8 prill 2017 Në ora: 11:19
Aleancat botërore të rreshtuara me SHBA-në kundër Rusisë për luftë botërore në Siri

Sulmet ajrore amerikane në një bazë ajrore të regjimit sirian kanë ngurtësuar linjat ndarëse në të gjithë botën në lidhje me regjimin e Asadit.

MailOnline ka përcaktuar pozicionet e udhëheqësve botërorë ‘mbi konfliktin, e cila tregon në mënyrë të qartë ndarjen mes vendeve pro dhe anti-Asad.

Analiza sugjeron se nga cila anë e fushë betejës do të pozicionohen shtetet në rast të shkallëzimit të krizës dhe ajo të kthehet në një konflikt të gjithë botëror.

Britania, Izraeli, Kanadaja, Franca, Gjermania dhe Turqia të gjitha dënuan ashpër për dënimin e Sirisë, përkatësisht të presidentit Bashar al-Assad, pas sulmeve të premten.

Ndërkohë, Rusia ka sulmuar SHBA-në, dhe i dërguari i saj në OKB ka akuzuar presidentin Trump se ka ‘shkelur ligjet ndërkombëtare” duke hedhur në ajër një bazë ajrore në afërsi të Homsit.

Britania dhe Izraeli sot në mënyrë të veçantë vlerësuan sulmet ajrore të urdhëruara nga Trump, i cili sulm u zhvillua pas një sulmi me gaz helmues vdekjeprurës i bërë në një qytet rebel- nga forcat shtetërore të Sirisë.

Kjo i vë ata në kundërshtim me vende, përfshirë Rusinë, Libanin, Irani, Iraku, Algjeria dhe Venezuela, të cilët të gjithë kanë treguar mbështetjen e tyre për Asadin në të kaluarën.

Franca dhe Gjermania sot thanë se Assadi e mban ‘ vetë përgjegjësinë” për atë çfarë ndodhi.

Të premten, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vlerësoi sulmin ajror duke thënë se ka dërguar një mesazh të fortë dhe të qartë ”se përdorimi i armëve kimike nuk do të tolerohet”.

Ai tha: “Izraeli mbështet plotësisht vendimin e Presidentit Trump dhe shpreson se ky mesazh i vendosmërisë në fytyrën e veprimeve të tmerrshme të regjimit të Asadit do ti bëjë të reflektojnë  jo vetëm në Damask, por edhe në Teheran, Phenian dhe gjetkë.”

Sulmet në Sirinë fqinje kanë shqetësuar Izraelin, i cili ka paralajmëruar se do të veprojë kundër armëve kimike, dhe ‘ndryshimin e lojës’, pasi beson se ato armë janë të arritshme nga Hezbullahu në Liban prej Sirisë.

Udhëheqësi izraelit dhe ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, shpreson se veprimet e Amerikës do të dërgojnë një “mesazh të rëndësishëm’ edhe për sërën e shteteve si Irani dhe Korea e Veriut, ku liderët kanë injoruar në mënyrë të përsëritur paralajmërimet kundër përdorimit të armëve të tilla.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë të premten se Izraeli, së bashku me shumë aleatë të tjerë ndërkombëtarë, janë informuar nga SHBA-ja përpara sulmeve ushtarake, nga të cilat u hodhën të paktën 59 raketa Tomahawk, të nisura nga dy shkatërruesit detar amerikan, të vendosura në bregun lindor të Mesdheut nga ku goditën bazat në Shayrat Airfield në veri të Damaskut.

Sumi ishte një hakmarrje pas një sulmi vdekjeprurës me armë kimike të kryer të martën në provincën veriore siriane të Idlibit, e cila la të paktën 86 të vdekur.

Britania mbështeti sulmet raketore të SHBA-së, duke e përshkruar atë si një “përgjigje adekuate”, pasi qeveria ka ofruar mbështetjen e saj të plotë për sulmet e urdhëruara nga Trumpi.

Image
Sulmet e SHBA-ve, Siri
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat