Populli sirian falënderon Presidentin Trump

Bota

Populli sirian falënderon Presidentin Trump

Më: 7 prill 2017 Në ora: 18:19
Presidenti Trump

Në 24 orët e fundit, raketat e sulmeve amerikane kanë vrarë një numër trupash siriane.

Sulmi u fokusua në një bazë ajrore të qeverisë, një lokacion që mendohet se është burimi i armës kimike me të cilën u sulmuan civilë sirianë, ku mbetën të vdekur rreth 100 prej tyre.

Donald Trump njoftoi se autorizoi sulmin, duke e quajtur Presidentin Assad një “diktator”. Në vazhdën e sulmeve, sirianët janë duke i ndryshuar fotografitë e profileve të tyre në rrjetet sociale, për të falënderuar aksionet e Trump.

Në përshkrimet e fotografive me Trump zakonisht po thuhet “Të duam”, thuhet sipas Independent, një shenjë kjo mbështetjeje për veprimet e Trump.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat