Assad reagon pas sulmeve të SHBA-ve

Bota

Assad reagon pas sulmeve të SHBA-ve

Më: 7 prill 2017 Në ora: 15:28
Presidenti sirian Bashar Al-Assad

Presidenti i Sirisë, Bashar Al-Assad, është deklaruar për herë të parë sot pas sulmeve ajrore që SHBA-ja i nisi në mëngjesin e së premtes kundër regjimit të tij në Siri.

Assad ka thënë se sulmet ajrore të Presidentit Trump janë “qesharake”, njofton The Guardian.

“Ajo që bëri Amerika nuk është tjetër vetëm një sjellje e paarsyeshme dhe e papërgjegjshme, të cilat e zbulojnë vizionin e saj të shkurtër dhe verbërinë politike, ushtarake me realitetin”, ka thënë Assad.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat