Arabët me falënderim të veçantë për Donald Trumpin

Bota

Arabët me falënderim të veçantë për Donald Trumpin

Më: 7 prill 2017 Në ora: 15:20
Presidenti amerikan Donald Trump

Në të gjithë botën arabe, kundërshtarët e regjimit sirian janë duke e falënderuar presidentin amerikan Donald Trump për intervenimin ajror në Siri.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, disa nga ta janë duke iu referuar presidentit amerikan si “Abu Ivanka” – “Babai i Ivankas” – në shenjë respekti ndaj tij.

Fotografi të numrit një të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të punuara me photoshop ku ai paraqitet si fetar dhe me mjekërr janë duke qarkulluar në interet.

Por të tjerët kanë vënë në pikëpyetje motivet e presidentit. Një bloger komentoi: “Trump ka zbuluar parimin magjik të politikës amerikane:. Kur gjërat shkojnë keq në shtëpi, të fillojmë një intervenim ushtarak në Lindjen e Mesme”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat