Presidenti Trump dhe shefi i NATO-s Stoltenberg, takohen në prill

Bota

Presidenti Trump dhe shefi i NATO-s Stoltenberg, takohen në prill

Më: 21 mars 2017 Në ora: 23:25
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të takohet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Uashington më 12 prill, njoftoi sot NATO-ja.

Ky takim pritet më interes të veçantë, pas deklaratave të më hershme të presidentit Trump, se Aleanca është një organizatë e vjetruar, po ashtu edhe pas thirrjes së tij, që vendet anëtare të NATO-s duhet të paguajnë 2 përqind të GDP-së dhe shumë shqetësimeve tjera të ngritura për të ardhmen e NATO-s, por edhe tensioneve mes vendeve perëndimore dhe Rusisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat