Kuptohet arsyeja pse Trump nuk ia zgjati dorën Angela Merkelit

Bota

Kuptohet arsyeja pse Trump nuk ia zgjati dorën Angela Merkelit

Më: 19 mars 2017 Në ora: 17:09
Angela Merkel dhe Trump

Shtëpia e Bardhë ka dalë me një teori të re se pse Donald Trump papritmas e injoroi kërkesën e kancelares gjermane, Angela Merkel, për shtrëngim duarsh.

Të premten Trump e mirëpriti në Shtëpinë e Bardhë Merkelin dhe në një takim para gazetarëve Merkel u dëgjua duke e pyetur Trumpin nëse dëshironte t’i shtrëngonte duart me të, pyetje ndaj të cilës Trump nuk u përgjigj.

Zëdhënsi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, ka thënë se presidenti Trump nuk e ka dëgjuar lideren gjermane,.

“Nuk mendoj se ai e ka dëgjuar pyetjen”, ka thënë Spicer për gazetën gjermane “Der Spiegel”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat